West Hami me ofertë për Baccan
Trajneri i West Hamit është në kërkim të një sulmuesi cilësor dhe Carlos Bacca është lojtari më i kërkuar nga tekniku kroat. Sipas Sky, kolumbiani mund të largohet nga Milani vetëm pas një sezoni edhe pse ka treguar se është një sulmues i denjë për Rossonerët.
West Hami tashmë ka bërë ofertën e parë e cila është 20 milionë euro, por ata kanë marrë përgjigjeje negative sepse klubi italian nuk është e interesuar ta shesë atë më pak se 25 milionë euro.
Edhe 29-vjeçari është i gatshëm të largohet, por vetëm nëse i sigurohet një rrogë e mirë.
(Kosova Sot)