Adriano drejt gjigandit turk
Kampioni i sivjetëm turk, Besiktas ka konfirmuar përmes një postimi në twitter se ka filluar bisedimet me mbrojtësin brazilian, Correia Adriano të Barcelonës.
Veterani brazilian është zëvendësimi ideal i mbrojtësit Ismail Koybasi i cili është larguar në drejtim të Fenerbahces.
Adriano muaj më parë ishte spekuluar se do të jetë transferimi më i ri i klubit italian Lazios por si duket akordi nuk është arritur.
(Kosova Sot)