Valencia gjen zëvendësuesin e Mustafit
Valencia e dëshiron qendërmbrojtësin kroat, Vedran Corluka
Drejtuesit e Valencias janë të gatshëm që të shesin qendërmbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi, nëse në drejtim të tyre vjen oferta e duhur.
Drejtuesit e Valencias tashmë janë në kërkim dhe e kanë gjetur zëvendësuesin e Mustafit.
Fichajes.net shkruan se, mbrojtësi i Lokomotiv Moscow, Vedran Corluka do të jetë zëvendësues i Mustafit, i cili po kërkohet nga skuadra e Milanit.
(Kosova Sot)