Granit Xhaka këndon "A e din se sa të dua" në Arsenal (Video)
Granit Xhaka është blerja më e rëndësishme e Arsenalit për këtë verë deri në këto momente, por gjithsesi dhe ai nuk mund t’i shpëtojë rregullores së klubit, sipas së cilës cdo futbollist i ri duhet të këndojë një këngë përpara të gjithë futbollistëve. Dhe Xhaka e kaloi me sukses provën duke zgjedhur madje të këndojë shqip përpara shokëve të tij të skuadrës, të cilët duket se e kanë pëlqyer këngën e përzgjedhur nga Graniti.
Aktualisht Arsenali ndodhet në Kaliforni ku po përgatitet për sezonin e ri futbollistik.
(Kosova Sot)