
‘Kosova Sot’, pasqyrë reale për sportin dhe sportistët

Përvjetori i sivjetmë i gjen sportistët më të lumtur se kurrë.
"Puna juaj në Redaksinë e Sportit në këto vite ka qenë mjaft e frytshme, sepse keni pasqyruar sportin dhe ngjarjet sportive në mënyre mjaft objektive. Keni qenë pranë sportistëve, të cilët, për hir të së vërtetës, veprojnë në kushte të vështira dhe keni qenë zëri i tyre në kërkesat për përmirësimin e këtyre kushteve", ka thënë Arbnor Morina.
"18 vjet rrugëtim i përbashkët dhe ne u jemi falënderues që jemi pjesë e kësaj gazetë". Kjo është përgjigjja e sportistëve kosovarë, në përvjetorin e 18 të gazetës "Kosova Sot". Padyshim, gjatë këtij rrugëtimi, baticat e zbaticat ishin të shumta, madje kishte edhe të atillë që gazeta i pengonte me realitetin që e shfaqte, duke u munduar në çdo mënyrë ta shantazhojnë e ta frikë- sojnë për t'u larguar nga ideali i saj, por ja që asnjëherë gazeta "Kosova Sot" nuk u dorëzua para këtyre padrejtësive, duke sfiduar gjithçka që të jetë afër sportit dhe sportistëve tanë. Kjo edhe është arsyeja që sot sportistët kosovarë nuk e harrojnë kontributin e gazetës, të cilët vazhdimisht japin fjalë miradije me shpresë se kështu do të jetë edhe në të ardhmen, shkruan gazeta Kosova Sot.
Ndërkombëtarizimi, kontribut edhe i "Kosova Sot"
Përvjetori i 18-të që po e shënon gazeta "Kosova Sot" ,për dallim nga përvjetorët e tjerë, e gjen sportin e pranuar ndërkombëtarisht. Sportistët tanë përgjatë këtyre 18 vjet rrugëtimi të përbashkët, vazhdojnë t'i mbeten falënderues gazetës për mbështetjen dhe promovimin e drejtë. Por, cili ishte kontributi i gazetës "Kosova Sot" në ndërkombë- tarizimin e sportit tonë, janë vetë sportistët ata që e vlerësojnë si tejet të madh dhe janë falënderues për gjithë atë që ka bërë gazetë në mbështetje të tyre. "Sipas mendimit tim, puna juaj në Redaksinë e Sportit në këto vite ka qene mjaft e frytshme, sepse keni pasqyruar sportin dhe ngjarjet sportive në mënyre mjaft objektive. Keni qenë pranë sportistëve, të cilët, për hir të së vërtetës, veprojnë në kushte të vështira dhe keni qenë zëri i tyre në kërkesat për përmirësimin e këtyre kushteve", ka thënë Arbnor Morina.
Atë që nuk e bën shteti, e bën gazeta
Sporti në Kosovës është njëra nga lëmenjtë më të anashkaluar nga shteti. Pavarësisht se kohëve të fun- dit sportistët maksimalisht ia kanë rritur imazhin vendit tonë, institucionet vazhdojnë t'i injorojnë duke mos u krijuar kushte dhe se pranë tyre janë vetëm atëherë kur duhet t'i festojnë sukseset, në mënyrë që të mundohen të jenë pjesë e atyre sukseseve. Por, atë që nuk po e bëjnë institucionet, sipas sportistëve, po e bën gazeta jonë që gjithmonë është afër tyre. "Në një shtet, i cili për çudi nuk ka asnjë gazetë sportive, hapësira për sport në gazetën tuaj është shumë e vlefshme dhe domethënëse në pasqyrimin e ngjarjeve sportive. Paanshmëria dhe shkrimet reale tuajat janë vlerë e shtuar e sportit në gazetën tuaj. Faleminderit që jeni pranë sportistëve dhe sportit dhe ju dëshiroj punë të mbarë në të ardhmen", ka përfunduar Arbnor Morina.
Gashi: Sporti juaj, motiv për të rinjtë
Njëri nga lojtarët më me përvojë në futbollin tonë, Dugagjin Gashi ka thënë se roli i gazetës në krijimin e një sportisti është shumë i madh. Padyshim kjo vërehet shumë te të rinjtë, pasi motivi i tyre vjen edhe nga pasqyrimi i karrierës së tij. Sipas "Dugit", gazeta "Kosova Sot" në këtë aspekt ka dhënë kontribut shumë të madh, pasi ka ditur t'i përkrahë të rinjtë dhe t'i avancojë në karrierë. "Personalisht, për kaq shumë vjet sa jam në futboll, jam shumë i kënaqur më atë që shkruhet dhe paraqitet në gazetën tuaj. Jeni njëra nga gazetat që i jepni më së shumti hapësirë futbollit, sport ky më popullori në botë dhe kërkon mbështetje", ka thënë Gashi, duke shtuar se edhe në të ardhmen beson se qasja jonë ndaj sportit do të jetë e njëjtë. "Dihet se dalja në gazetë, përmes deklaratave të ndryshme apo opinionit të një ndeshjeje është motiv për lojtarin. Ne si sportistë kemi fatin që kemi gazetë dhe gazetarë si e juaja që na përkrahin vazhdimisht dhe jemi të informuar shumë mirë rreth futbollit dhe çdo detaji që e përcjell atë", ka përfunduar futbollisti pejan, Dugagjin Gashi.
(Kosova Sot)