Celina – Rashica, sot kundërshtar (Foto)
Dy mesfushorët e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica dhe Bersant Celina do të jenë kundërshtar sot.
Nga ora 14 e 30, do të luhet ndeshja e vlefshme në Ligën e Holandës mes Twentes dhe Vitesses të cilat kanë nga një lojtarë kosovarë në skuadër.
Celina i cili ka shënuar dy gola për Twenten që nga huazimi i tij këtë sezon pritet që për herë të parë të startoj ndeshjen. Ndërsa në anën tjetër Rashica po kalon në formë të shkëlqyer, dhe nuk është e dyshimtë përbërja e tij startuese në formacionin e Vitesses.
(Kosova Sot)