Ferguson gëzon tifozët e United, ja çka thotë për Mourinhon dhe Guardiolan
Alex Ferguson ka thënë se Jose Mourinho mund të rivalizojë Pep Guardiolan në Premierligë
Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka thënë se Jose Mourinho është në gjendje që të rivalizojë Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn.
Ai e pranoi se City është skuadër favorite, por beson se Mourinho ka treguar se është në gjendje të garojë me spanjollin.
“Kualitetet e Guardiolas nuk kanë nevojë për debat. Conte po e kthen Chelsean në rrugën e duhur, por edhe Mourinho mund të rivalizojë me Guardiolan”, tha Ferguson për Kicker.
“Mourinho ka fituar Ligën e Kampionëve me dy skuadra të ndryshme, ndërsa ka fituar tituj në tre liga të ndryshme. Rivalitet në mes të Guardiolas dhe Mourinhos e bëjnë ligën me eksituese”.
(Kosova Sot)