Bournemouth ia merr ''fytyrën'' Liverpoolit e mposht 4-3
Liverpooli e ka pësuar humbjen më shokuese në këtë edicion. Reds e kishin fitoren në duar në përballjen me Bournemouth por që në fund u desht të pajtohen me humbjen 4-3.
Skuadra e Klopp ishte në epërsi 0-2 nga pjesa e parë me golat e Mane dhe Origi.
Në fillim të pjesës së dytë, ëilson rikthejë në lojë vendasit. Emre Can u duk se i dha qetësi Liverpoolit kur në minutën e 64 shënoi supergol.
Por Bournemouth e bëri atë që më së paku pritej.
Skuadra e Eddie Howe realizoi tre herë në 15 minutat e fundit të lojës për fitoren e madhe. Ryan Fraser, Cook dhe Ake shënuan për "terrimin" e Liverpoolit.
(Kosova Sot)