Hasi mposht Partizani në Beograd (Video)
Olympiacos ka fituar përballjen e parë ndaj Partizanit me rezultat 1:3
Trajneri gjakovar, Besnik Hasi e ka nisur me fitore aventurën e tij në Ligën e Kampionëve, pasi me Olympiacosin ka mposhtur Partizanin në Beograd 3:1.
Mysafirët të parët kaluan në epërsi me golin e Ben në minutën e 6’, por vendësit barazuan rezultatin pas katër minutave 1:1 me anë të Tawamba.
Në pjesën e dytë ishte sërish Ben që realizoi për 1:2 në minutën e 56’. Por, kur pritej që ndeshja të përfundonte me këtë rezultat, në kohën shtesë të takimit Olympiacos shënoi edhe golin e tertë me anë të Emenike.
Hasi dhe Olympiacosi pas një jave do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit në Greqi, ku mund të sigurojnë raundin e fundit para kualifikimit në fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve.
(Kosova Sot)