Hidhet shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës
Është hedhur shorti për rrethin e par të Kupës së Kosovës, ku do të luajnë vetëm skuadrat e Ligës së Dytë
Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, në të cilin rreth do të marrin pjesë skuadrat e Ligës së Dytë.
Garat zhvillohen me sistem eliminues dhe ndeshjet ep ara do të zhvillohen me 18 tetor nga ora 13:30.
Çiftet e rrethit të parë:
Dardana – Istogu
Xërxa – Përparimi
Deçani – Sharri
Çeliku – Ulpiana
Ujvara Malishevë – Dardania
Leshani – Dukagjini (N)
Ratkoci – Besa (I)
Rinia – Drenoci
Galaksia – Luftëtari
Rilindja e Kosovës – Behari
Dushkaja – Lepenci
Lugu i Baranit – Tefik Çanga
Vjosa – Minatori
Arbëria – Gryka
Bashkimi (Gj) – Vëllazëria
Kastrioti – Dardanët
(Kosova Sot)