Juventus zhgënjen tifozët
Juventus nuk do të nënshkruaj gjatë janarit me mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can
Mesfushori gjerman, Emre Can ka kontratë me Liverpoolin vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka vendosur për vazhdimin e saj.
Për shërbimet e tij ka qenë e interesuar skuadra e madhe italiane, Juventus, por që refuzon ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Ne nuk do të nënshkruajmë me asnjë lojtar në janar”, tha Drejtori Sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta për Rai 2.
“Ne për momentin jemi duke arritur objektivat tona në Ligën e Kampionëve, ku jemi në një grup shumë të vështirë”, tha ai në fund.
(Kosova Sot)