Spalletti: Tifozët e Interit janë të përjetshëm
Luciano Spalletti i ka lartësuar tifozët e Interit duke i quajtur të përjetshëm.
Spalletti e ka çuar Interin në pozitën e tretë në Serie A, dhe ende nuk ka pësuar humbje kur janë luajtur 12 ndeshje në kampionat, megjithatë trajneri e ka bërë të qartë se asgjë nuk do të arrihej pa përkrahjen e tifozëve zikaltër.
“Faleminderit për përkrahjen tuaj të madhe. Me të gjithë juve, çdo gjë bëhet më e lehtë; ju kemi gjetur në San Siro qysh prej fillimit. Ju morët disa nga përgjegjësitë tona dhe, për ne, ka qenë e rëndësishme ta ndienim menjëherë afërsinë tuaj”, ka thënë Spalletti drejtuar tifozëve të Interit.
“Ka qenë epoka e Herreras, Trapattonit apo edhe e Mourinhos. Por, për ju nuk ka periudhë historike sepse ju gjithmonë jeni atje”, ka shtuar ai.
(Kosova Sot)