Ronaldo barazon Messin, 100 gola me Realin në Evropë
Cristiano Ronaldo ka arritur në kuotën e 100 golave me Real Madridin në garat evropiane
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola në fitoren e mbrëmshme të Real Madridit prej 0:6 ndaj APOEL-it në Ligën e Kampionëve.
Me këto dy gola Ronaldo arriti në kuotën e 100 golave në garat Evropiane me Realin, prej tyre 98 në Ligën e Kampionëve dhe dy në Superkupën e Evropës ndaj Sevillas.
Kështu portugezi ka barazuar Leo Messin, i cili po ashtu ka shënuar 100 gola në Evropë me Barcelonë, 97 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në Superkupë të Evropës.
Ronaldo në fakt i ka 116 gola në garat Evropiane, pasi i ka të shënuar 16 me Manchester Unitedin.
(Kosova Sot)