Ja çfarë thotë Guardiola për largimin nga Bayerni

  • 31 July 2015 - 16:22
Ja çfarë thotë Guardiola për largimin nga Bayerni

Pep Guardiola ka komentuar mbi zërat e merkatos që e shohin larg Bayern Munchen në 2016-ën dhe pranë Manchester Cityt. Në një deklaratë për "Sky Deutchland" trajneri bavarez është shprehur se kjo është hera e parë dhe e fundit që flet për këtë temë, transmeton albeu.
"Kjo është hera e parë dhe e fundit që flas. Jam trajner i Bayernit dhe jam krenar për këtë. Nuk kam vendosur ende por po bëj më të mirën për klubin. Nuk kam marrë asnjë ofertë. Jam i lumtur këtu. Kur të vendos do të informoj Rummeniggen, Hoeness dhe Sammerin. Kam lexuar shumë gjëra, por ajo që më intereson është e mira e klubit. Nuk do të bëhem kurrë barrë për Bayernin", ka thënë Guardiola.