Karikatura e ditës (Foto)
Leite Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë personazhe të karikaturës së ditës
Goal.com ka publikuar karikaturën e ditës, e cila u kushtohet treshes Leite Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.
Braziliani Kaka dje njoftoi pensionimin nga futbolli, për të vazhduar një aventurë të re.
Pikërisht Kaka ishte lojtari i fundit që kishte fituar Topin e Artë, para se në skenë të dilnin Messi dhe Ronaldo, që e kanë fituar nga pesë herë në 10 vitet e fundit.
(Kosova Sot)