E bujshme, Juve tenton të rrëmbejë Shaqirin
Juventusi është në kërkim të një fantazisti për sezonin e ri, ndërkohë që në orët e fundit është shfaqur një emerë i ri për Allegrin.
Sipas “itasportpress.it” bardhezinjtë po bëjnë një sondazh për Shaqirin. Inter nuk ndryshon çmimin e lojtarit dhe për 17 milionë euro është i gatshëm ta shesë lojtarin te çdo klub, dhe sipas “itasportpress.it” Juventusi është i gatshëm ta paguajë këtë shumë.
Mancini nuk do të donte ta transfronte te Juventusi pas luftës në janarin e shkuar me Guarin dhe për më tepër do të forconte një konkurrent direkt të zikaltërve, transmeton albeu.
I vetmi dyshim në lidhje me transferimin te Juventusi lidhet me pakënaqësinë që mund të lindin tek tifozët zikaltër që kurrsesi nuk do ta pranonin një transferim të tillë.