Inter insiston për dyshen e Barcelonës
Drejtuesit e Interit nuk janë të lumtur me paraqitjen e skuadrës në ndeshjet e fundit, ku në tre ndeshje ka pësuar tre humbje
Humbja ndaj Milanit 1:0 dhe eliminimi nga Coppa Italia ka shtyrë trajnerin e Interit, Lucano Spalletti që të kërkojë përforcime.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Inter po insiston për transferimin e dyshes së Barcelonës, Aleix Vidal dhe Gerard Deulofeu.
Të dy thuhet se kanë pranuar ofertën e Interit, por ende nuk është arritur marrëveshja me skuadrën katalonase.
Për të dy këta lojtarë të Barcelonës po interesohet edhe skuadra tjetër italiane, Napoli.
(Kosova Sot)