Reali barazon dhe kalon në çerekfinale të Copa del Rey
Real Madrid ka barazuar 2:2 me Numancian në kuadër të Copa del Rey, por ka qenë e mjaftueshme për të kaluar në raundin tjetër
Real Madrid ka barazuar 2:2 me Numancian, por ka kaluar në raundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 5:2, pasi kishte fituar në ndeshjen e parë 0:3.
Të dy golat për Realin në këtë takim i shënoi Lucas Vazquez, ndërsa për mysafirët i shënoi Guillermo.
Reali kështu bëhet skuadra e pestë që kalon në çerekfinale të Copa del Rey, pas Atletico Madrid, Valencia, Leganes dhe Alaves.
(Kosova Sot)