Nuk ka inicim disiplinor ndaj Chiellini për bërrylin ndaj Belottit
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, nuk do të përballet me dënim pas një goditje me bërryl drejt sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.
Incidenti ndodhi në ndeshjen e njohur si Derby della Mole, ku Bianconerët fituan 1-0.
Chiellini e kishte goditur me bërryl Belottin në fytyrë, por nuk është konsideruar akt i qëllimshëm.
VAR-i nuk ishte përdorur në këtë rast.
Kjo i bie që Chiellini do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Atalantas.
Crotone është dënuar me 20,000 mijë euro, pasi portieri i Beneventos, Christian Puggioni, u godit me fishekzjarrë në zonën e penalltisë.
Trajneri i Fiorentinas, Stefano Pioli, u dënua me 5 mijë euro, për sul verbal ndaj gjyqtarit në fund të ndeshjes.
Nga një ndeshje dënim morën: Edoardo Goldaniga (Sassuolo), Nikola Milenkovic (Fiorentina), Milan Badelj (Fiorentina), Dias Felipe (SPAL), Sebastien De Maio (Bologna), Stipe Perica (Udinese).
(Koova Sot)