Dybala do të largohet në fund të sezonit, ja destinacioni i mundshëm i argjentinasit
Sipas raporteve të fundit nga Rai Sport, ka akoma tension mes Juventus dhe agjentit të Paulo Dybala, i cili është në të njëjtën kohë edhe vëllai i tij Gustavo.
Thashethemet nëpër Evropë sugjerojnë edhe njëherë se argjentinasi mund të jetë tunduar për t’u larguar nga Juventus në fund të sezonit.
Real Madrid, Manchester United dhe Paris Saint-Germain thuhet të jenë interesuar për shërbimet e ish-yllit të Palermos.
E ardhmja e Dybala ka një vit që përflitet thuajse çdo ditë në mediat evropiane. Mosmarrëveshjet e përfaqësuesve, Juve-s dhe sponsorëve që kanë ndikuar edhe te paraqitjet e tij në fushë. pa harruar dëmtimet e tij këtë sezon.
Sugjerohet se Les Larisiens është destinacioni më i mundshëm, sidomos nëse Neymar largohet për t’iu bashkuar Los Blancos në verë.
Gjithsesi, edhe United me Real Madrid janë duke monitoruar me vëmendje situatën e tij.
(Kosova Sot)