Warriors shumë të fortë për Spurs, shkëlqejnë Pelicans dhe 76ers
3 fitore bindëse në mbrëmjen e NBA. Spikat më shumë suksesi i kampionëve në fuqi të Golden State Warriors.
Skuadra e trajnerit Steve Kerr bëri ligjin ndaj San Antonios edhe në AT&T Center të Teksasit duke marrë një fitore me peshë që e çoi në 3-0 serinë e çerekfinaleve të Perëndimit mes tyre me Warriors që tashmë janë vetëm një fitore larg kualifikimit në raundin tjetër.
Pa trajnerin legjendar Gregg Popovich në paniknë pasi ky i fund kishte humbur bashkëshorten, e cila u nda nga jeta, Spurs nuk bënë aspak rezistencë ndaj Golden State që sërish nuk e ndjeu mungesën e Stephen Curry-it, pasi Kevin Durant dhe Klay Thompson treguan edhe njëherë tjetër të gjithë potencialin e tyre.
Debutimi në stol në një ndeshje play-off i zëvendësit të Popovich, italianit Ettore Messina nuk ishte fatësjellës për San Antonion që u dorëzua me rezultatin 110-97. 26 pikë 6 asiste dhe 9 rikuperime koleksionoi në total Kevin Durant ndërsa Thompson shtoi 19 pikë të tjera. Në krahun tjetër LaMarcus Aldrige i vetëm nuk mund të bënte më shumë, duke e mbyllur ndeshjen me 18 pikë, 4 asiste dhe 10 rebound.
Ashtu si Golden State hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit edhe Neë Orleans Pelicans. Në Smothie King Center e udhëhequr nga dyshja Nikola Mirotic-Anthony Davis dhe falë një periode të parë fantastike të cilën e mbylli në avantazhin e 16 pikëve, New Orleans triumfoi me rezultatin 119-102 ndaj Portland Trail Blazzers duke e çuar në 3-0 serinë e përballjeve mes tyre. 30 pikë realizoi malazezi i natyralizuar spanjoll Nikola Mirotic ndërsa Anthony Davis me 28 pikë 2 asiste dhe 11 rikuperime poshtë tabelës ishte gjithashtu përcaktues.
Fitore e madhe e Philadelphia 76-ers brenda në American Airlines Arena përballë Miami Heat. 128-108 në favor të skuadrës nga Pensylvania ishin shifrat e kësaj sfide me Philadelphian që iu fal lojës së shkëlqyer në grup pasi plot 6 basketbollistë të 76-ers kapën një kuotë pikësh me 2 shifra në këtë ndeshje. Një fitore që i jep kryesimin e serisë në 2-1 skuadrës së trajnerit Broën. Të pamjaftueshme 23 pikët e sllovenit Goran Dragic për Miamin, ndërkohë që te Philadelphia më të mirë mbi parket ishin kamerunasi Embiid me 23 pikë dhe italiani Marco Bellineli me 21.
(Kosova Sot)