Zyrtare: Unai Emery trajner i Arsenalit

  • 23 May 2018 - 11:19
Zyrtare: Unai Emery trajner i Arsenalit

Arsenali ka njoftuar edhe zyrtarisht se e ka emëruar Unai Emeryn në postin e trajnerit.

Në një njoftim në Twitter, klubi londinez ka njoftuar se Unai Emery është emëruar në postin e trajnerit të Arsenalit pas largimit të Arsene Wengerit.

“Një fillim i ri. Një epokë e re. Një kapitull i ri”, kështu e ka njoftuar arritjen e Emeryt në klub Arsenali.

Emery u largua nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni pas dy viteve qëndrimi dhe tash do ta zëvendësojë Arsene Wengerin, i cili u na nga Arsenali pas plot 22 viteve në krye. 

(Kosova Sot)