Llapi nënshkruan me 3 futbollistë
Llapi i Podujevës vijon punën për të përforcuar skuadrën në kuadër të sezonit të ri të Vala Superligës, teksa ditën e diel ka nënshkruar me 3 futbollistë të tjerë.
Bëhet fjalë për Shend Kelmendin, një futbollist mjaft të spikatur në kampionatin kosovar, që prej janarit luajti me skuadrën e Trepçës ’89, ndërsa më herët ka qenë edhe pjesë e Skënderbeut të Korçës.
Përveç Kelmendit, skuadrës iu bashkua edhe Fatbardh Latifi, që erdhi nga skuadra Ramiz Sadiku dhe nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me skuadrën nga Podujeva.
I fundit që u prezantua ditën e diel, ishte talenti 16-vjeçar, Albion Osmani, që sezonin e kaluar luajti me të rinjtë e Llapit dhe sot nënshkroi një kontratë profesioniste për 3 sezonet e ardhshme.
(Kosova Sot)