Alisson niset drejt Liverpoolit, i falënderon tifozët e Romës
Alisson Becker ka fluturuar sot nga Roma drejt Liverpoolit për ta kompletuar transferimin e tij te gjiganti anglez për 75 milionë euro.
Ai është fotografuar në aeroportin Ciampino, pasi ka kaluar kohën në qendrën stërvitore të Romës, Trigoria, për ta zbrazur dollapin e tij në zhveshtoren e romakëve. Ai pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore të shtunën.
“Dua t’i falënderoj tifozët e Romës”, ka thënë 25-vjeçari për Sky Sport Italia dhe ForzaRoma.
Ai është pyetur nëse i vjen keq që po e braktis Romën.
“Më falni djem, por më duhet të flasë më vonë. Ok?”, ka thënë ai.
(Kosova Sot)