Vdiq teksa u shemb ura në Itali, i riu ishte nip i futbollistit shqiptar
I riu 22 vjeçar, Marius Djerri, i cili humbi jetën në Itali, si pasojë e shembjes së urës Morandi në Genova, ishte nipi i futbollistit të Erzenit, Indrit Djerri.
I riu aktivizohej me futbollin edhe në Itali gjatë kohës së lirë, ndërsa punonte në sipërmarrjen e prindërve në Genova.
Ai, bashke me Admir Bokrinën 32 vjeç nga Shkodra udhëtonin së bashku në një kamionçinë mbi urën Morandi gjatë kohës që ajo u shemb dhe zuri poshtë dhjetëra makina dhe shtëpi poshtë saj. Deri tani janë raportuar 39 viktima dhe dhjetëra të zhdukur e të plagosur
(Kosova Sot)