UEFA e nderon Beckhamin me Çmimin e Presidentit
Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, është zgjedhur të jetë fituesi i çmimit të presidentit të UEFA-s për vitin 2018.
43-vjeçari njihet për kontributin e tij në futboll si dhe për bamirësi së bashku me UNICEF-in. Ai do ta marrë trofeun këtë vit.
“Çmimi i Presidentit i vlerësohen arritjet e mrekullueshme, performancat profesionale dhe aftësitë personale. Unë e kam zgjedhur David Beckhamin për këtë cmim sepse ai ka qenë një ambasador i mrekullueshëm për futbollin në të gjithë botën”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Ndërsa, Beckhami i konsideron nder marrjen e këtij çmimi, i cili vitin e kaluar i ishte dhuruar Francesco Tottit.
“Gjatë karrierës sime, gjithmonë kam dhënë maksimumin dhe jam munduar t’i ruaj vlerat e unitetit të skuadrës dhe të ‘fairplay’. Jam krenar që po i bashkohem listës së lojtarëve që e kanë fituar këtë çmim”, ka thënë legjenda e Manchester Unitedit, Beckham.
Beckhami i kishte fituar 6 tituj të Premierligës dhe tripletën e famshme të vitin 1998-99 gjatë kohës kur ishte lojtar i Manchester Unitedit. Më pas, vazhdoi karrierën në Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe La Galaxy.
(Kosova Sot)