Di Maria mbetet në Francë
Angel Di Maria pritet të qëndrojë te Paris Saint – Germaini.
Sipas mediave franceze, 30-vjeçarit pritet t’i ofrohet kontratë e re.
Di Maria ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit dhe janë në përfundim e sipër.
Argjentinasi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me parisienët, që do ta mbante atë në kryeqytetin francez deri në vitin 2021.
Di Maria e ka nisur në mënyrë më të mirë sezonin e ri me kampionin francez, duke shënuar dy gola dhe dy asistime në tri ndeshje të luajtura deri më tani.
(Kosova Sot)