Lorik Cana nis bisedimet me skuadrën franceze
Lorik Cana drejt rikthimit në kampionatin francez. “Lequipe” shkruan se kapiteni i kombëtares shqiptare, është në bisedime me skuadrën e Nantes, e cila është në kërkim të një qendërmbrojtësi, dhe udhëheqësi i kuqezinjve, vlerësohet si më ideali.
Në Nantes aktivizohet edhe Ermir Lenjanin, që fundjavën e kaluar regjistroi debutimin, duke shënuar edhe gol.
Largimi i Canës nga Lazio, duke punë e kryer, pasi që 32 vjeçari nuk është në planet e trajnerit.