Mësohet data e rikthimit të Contit
Megjithatë rikthimi i Andrea Contit do të shtyhet deri në muajin janar.
Conti nuk ka mundur që të paraqitet me Milanin në stinorin e kaluar për shkak të lëndimit në ligamentet e gjurit dhe pastaj ka përjetuar edhe një lëndim tjetër që e shtyri rikthimin e tij të shumëpritur nga tifozët milanist.
Ish-mbrojtësi i krahut të djathtë i Atalantas, është paraparë që të rikthehet në shtator ose tetor, mirëpo tani mjekët thonë se rikthimi i tij me gjasë do të jetë Superkupa kundër Juventusit më 13 janar, 2018.
24-vjeçari iu bashkua Milanit në verën e kaluar nga Atalanta për 24 milionë euro.
(Kosova Sot)