Chelsea – Manchester United, ky është rezultati i pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Chelsea – Manchester United.
Skuadra e Chelseat ka shkuar në epërsi ndaj Manchester United me rezultatin minimal 1-0.
Golin e parë dhe të vetëm deri më tani e ka shënuar qendër mbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger.
Rudiger realizoi gol në minutën e 21’të të takimit – pas asistimit të Willian.
Ky ishte goli i parë i Rudiger në këtë edicion, ndërsa asisti i nëntë i Willian.
(Kosova Sot)