Ja formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Danimarkës
Edhe pse kanë mbetur edhe rreth 10 orë deri në fillim të ndeshjes, një gjë të tillë nuk e ka penguar trajnerin Gianni De Biasi ta vendos formacionin zyrtar.
Në fakt formacioni anti Danimarkë është vendosur ditën e djeshme me të mbërritur Kombëtarja në Skandinavi.
Burime në kampin e Kombëtares, tregojnë edhe rreshtimin që ka bërë De Biasi për këtë ndeshje të rëndësishme.
Trajneri italiano-shqiptar, ka vendosur skemën 4-5-1 ku do të ketë edhe dy ndryshime.
Berat Xhimshiti si mbrojtës i djathtë dhe Shkëlzen Gashi si mesfushor krahu do të jenë dy risitë e De Biasit në formacionin startues, ndërsa mbrojtësi Elseid Hysaj do të mungojë për shkak të lëndimit, transmeton Telesport.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Berisha
Xhimshiti – Ajeti – Cana – Agolli
Gashi – Abrashi – Kukeli – Xhaka – Lenjani
Cikalleshi