Fekir dëmtohet rëndë, mungon 6 muaj
Franca dhe Lyoni pësojnë një goditje të madhe, humbasin shërbimet e Nabil Fekir për një kohë të gjatë.
Fantazisti i talentuar luajti vetëm 13 minuta në miqësoren Portugali-Francë dhe u zëvendësua me Griezzman por kontrollet e menjëhershme konfirmuan dëmtimin e ligamenteve që do të thotë se lojtari do të mungojë jo pak por 6 muaj.
22-vjeçari mori shumë mesazhe mbështetëse nga lojtarët e kombëtares dhe të Lyonit, gjithashtu edhe nga tifozët dhe tani pritet që ai të operohet e më pas për të përcaktuar fazën e rehabilitimit.