Kroacia fiton me dramë kundër Spanjës, shpresë për ta fituar grupin
Kroacia e ka mundur me rezultat 3-2 Spanjën duke arritur kështu një fitore të madhe. Me këtë fitore Kroacia arrin në kuotën e 4 pikëve dhe nëse e mposht Anglinë në Wembley do të arri gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve
Kroacia ka arritur një fitore të madhe kundër Spanjës sonte.
Kroatët e kanë mposhtur atë me rezultat 3-2 krejt në fund të ndeshjes duke rritur mundësitë për të kaluar grupin si e para dhe arritur gjysmëfinalen e Ligës A të Kombeve.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, pasi që dy skuadrat nuk e gjenin rrugën drejt golit.
Të parët që sulmuan ishin kroatët, madje ata e goditën shtyllën me anë të Ante Rebic në fillim të ndeshjes.
Megjithatë, Spanja e dominoi me posedim pjesën e parë dhe e përfundoi atë me përqindje prej 60.
Me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë, por tërësisht ndryshe ishte në pjesën e dytë.
Kroacia ndezi situatën pasi që në minutën e 54 Kramaric merr një top të mirë nga Rakitic, të cilin ai e shndërron në gol.
Reagimi i Spanjollëve ishte i menjëhershëm pasi që ata barazojnë rezultatin pas dy minutave.
Ceballos merr një top të mirë nga Isco të cilin e finalizon duke barazuar rezultatin.
Kroacia nuk u dorëzua dhe e kërkonte golin e dytë dhe ai erdhi në minutën e 68 nga Jedvaj.
Kësaj here kreatorë i golit të kroatëve ishte Modric, i cili asistoi për Jedvajn.
Krocia ka mundur që të shënoi golin e tretë sikurse Rebic mos të humbte një mundësi ballë për ballë me portierin në minutën e 72’të.
Spanja rriti presionin dhe arriti që të barazoi rezultatin në minutën e 78’të pasi që Vrsajlko luajti me dorë brenda zonës së 16 metërshit.
Penalltinë në gol e shndërroi kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos.
Por, derisa u mundua që kjo ndeshje do të përfundonte barazim, kështu nuk menduan kroatët.
Në minutën e dytë shtesë në skenë doli prapë Jedvaj që shënoi golin e fitores.
Me këtë fitore Kroacia dhe Anglia i kanë shanset për të kaluar grupin si e para. Cilado që e fiton këtë grup do të bënte 7 pikë, një më shumë së Spanja, për të cilën sonte përfundoi aventura në këtë garë të re të UEFA’së.
(Kosova Sot)