Zyrtare: Lojtari i Liverpooli vazhdon kontratën

  • 10 December 2018 - 12:17
Zyrtare: Lojtari i Liverpooli  vazhdon kontratën

Mbrojtësi i krahut të Liverpooli, Joe Gomez sot ka nënshkruar kontratë të gjatë me klubin anglez.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Liverpoolin sot në mëngjes për ta vazhduar atë deri në vitin 2024

“Nënshkrimi i kësaj kontrate vlen sa bota për mua”, ka thënë Gomez.

“E dua klubin, më pëlqen të luaj dhe të mësoj këtu dhe jam shumë i lumtur që do të vazhdoj këtu”.

Gomez erdhi në “Anfield” në vitin 2015 nga Charlton Athletic, që nga atëherë i ka bërë 59 paraqitje për skuadrën e parë. 

 
(Kosova Sot)