Pritja heroike e Alissonit në sekondat e fundit, që ia siguroi kualifikimin Liverpoolit
Alisson Becker bëri një pritje të jashtëzakonshme dhe mbase heroike në sekondat e fundit ndaj Napolit, duke ia siguruar Liverpoolit kualifikimin në në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve dhe në njëfarë mënyre e shpagoi çmimin e lartë që gjiganti anglez e pagoi për transferimin e tij nga Roma verën e 2018-s.
Portieri brazilian zor që pati punë të martën në “Anfield”, por kur ekipi i tij pati nevojë për të më së shumti, ai ishte aty.
Mohamed Salah e kaloi skuadrën e Jurgen Kloppit në epërsi në pjesën e parë dhe epërsia e të kuqve ka mundur të shkojë në katër apo pesë gola, sikur Sadio Mane t’i shfrytëzonte rastet ideale.
Alisson e priti goditjen e zëvendësuesit të Napolit, Arkadiusz Milik, në fund të takimit, pasi u gjend ballë për ballë me të.
Sulmuesi polak e kontrolloi topin në mënyrë të përkryer, por goditja e tij u prit nga braziliani, që ia siguroi të kuqve kalimin tutje.
Alisson iu bashkua Liverpoolit për 72.5 milionë euro nga Roma këtë verë.
CLUTCH SAVE FROM ALISSON TO QUALIFY pic.twitter.com/wD1DETUWDg
— . (@VintageSalah) December 11, 2018
(Kosova Sot)