Këta janë kundërshtarët e Kosovës për eliminatorët në Futsall

  • 12 December 2018 - 17:58
Këta janë kundërshtarët e Kosovës për eliminatorët në Futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall është përfshirë në grupin 3 për parakualifikimet e Kampionatit Botëror 2020.

Në shortin e tërhequr sot në selinë e UEFA-s, Kosova u përfshi në grup me Norvegjinë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Të pranishëm në tërheqjen e shortit ishin edhe presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Ilaz Mjaku, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe menaxheri i ekipit të futsallit, Rinor Havolli.

Ky do të jetë cikli i parë kualifikues i Kosovës për Kampionatin Botëror.

Ndeshjet parakualifikuese të Grupit të 3-të do të zhvillohen në Bjellorusi prej 29 janar deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm. Dy ekipet e para në secilin grup do të kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues.

(Kosova Sot)