Skuadra e fundit në Serie A Chievo e trondit Interin me barazim të vonshëm

  • 22 December 2018 - 20:32
Skuadra e fundit në Serie A Chievo e trondit Interin me barazim të vonshëm

Interi është tronditur nga skuadra e fundit në Serie A, Chievon, e cila ia doli ta nxjerrë një barazim tejet të vonshëm duke i ndalur zikaltrit të shtunën në Verona

Skuadra e Spallettit po vinte nga një fitore minimale ndaj një skuadre tjetër të renditur në fundin e tabelës, Udineses, dhe ngjashëm po mendonte të fitojë edhe ndaj Chievos, skuadrës së fundit në ligë që pati një befasi tejet të pakëndshme për të.

Sergio Pellissier e shpëtoi Chievon nga humbja në minutën e dytë të kohës shtesë, duke ia siguruar skuadrës së tij barazimin e gjashtë më radhë në ligën elitare italiane.

Zikaltrit shënuan pesë minuta para fundit të pjesës së parë dhe shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë prej një goli, kur Ivan Perisic shënoi në portën bosh pas një super pasimi nga Daniele D’Ambrosio.

Skuadra e Spallettit nuk arriti të krijojë shumë dhe u ndëshkua në fund të takimit.

Pellissier realizoi duke e paraboluar Samir Handanovicin në minutën e dytë të kohës shtesë.

Interi tani grumbullon 33 pikë, pesë më shumë se vendi i katërt Lazio dhe 13 më pak se lideri Juventus.  

Chievo mbetet e fundit në renditjen tabelore, përkundër se nuk di për humbje në gjashtë ndeshjet e fundit. 

 

(Kosova Sot)