Haxhi Krasniqi e ‘ngre në qiell’ me këmbë gruan e tij
Boksieri kosovar e ka treguar forcën e tij, derisa po relaksohet në vendin bregdetar
Haxhi Krasniqi është duke i kaluar pushimet në Dubai së bashku me bashkëshorten e tij, Heidi Lushtaku.
Dhe, boksieri më i mirë shqiptar i momentit po kalon momente relaksi, siç mund të shihet në këto fotografi, ku e ka treguar forcën e tij duke e “çuar në qiell” me këmbë gruan e tij.
Ndërkohë, Krasniqi është takuar edhe me disa miq, përfshirë këtu futbollistin kosovar, Liridon Krasniqi.
Boksieri junikas u konfirmua kampion evropian gjatë vitit 2018, ndërsa nuk e ka fshehur asnjëherë objektivin dhe ëndrrën e tij për t’u bërë kampion bote.