Lajm i keq për Higuainin përpara ndeshjes së Superkupës ndaj Juventusit
Gonzalo Higuain nuk e ka marrë lajmin më të mirë përpara ndeshjes mes Milanit e Juventusit në Superkupën e Italisë, argjentinasi nuk do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë, pasi do të mbetet në bankën rezervë.
Në vend të tij pritet të startojë Patrick Cutrone, ka raportuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Spekulimet po vazhdojnë se Higuain do të largohet nga Milani, dhe do t’i bashkohet Maurizio Sarrit te Chelsea, ku në të kaluarën ishin bashkë në Napoli.
Ndërsa Higuain ka postuar një fotografi në Instagram përpara ndeshjes, ku ka shkruar: “Forca djelmosha. Bashkë mund t’ia dalim”.
Higuain will NOT start for #MilanJuventus today. Talks ongoing with #Chelsea to find an agreement for his loan. ???? #CFC #Higuain #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 16, 2019
Ndeshja fillon prej orës 18:30 në Jeddah të Arabisë Saudite, ku pastaj njëra prej dy skuadrave do të kthehen me një titull në Itali.
(Kosova Sot)