Meçi përfundon pas 15 sekondave, shkaku i një shkelmi brutal
Meçi i peshave të rënda, mes Matt Mitriones dhe Sergei Kharitonov, në Bellator 215, i la të habitur të gjithë të pranishmit, duke përfunduar vetëm 15 sekonda pasi kishte filluar.
Tifozët e Krahitonovit mbetën të zhgënjyer, pasi që brenda një çereku të minutës, Mitrione i ra me shkelm kundërshtarit të tij. Ai kishte tentuar ta godiste atë në bark, mirëpo e kishte goditur në pjesët intime të trupit.
Goditja e tij kishte qenë aq e rrezikshme, saqë përkundër mbrojtësve që i kishte të veshura Mitrione, ai nuk mundi ta vazhdojë meçin, për shkak të dhimbjeve të mëdha.
Megjithatë, Mitrione i kërkoi falje kundërshtarit të tij, menjëherë pas meçit, dhe u shpreh i gatshëm që ta zhvillojë një rimeç sa më shpejt që të jetë e mundur, madje edhe javën tjetër.
(Kosova Sot)