Trajneri i Prishtinës: Jam shumë i zhgënjyer, humbëm në stadiumin tonë
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është shprehur shumë i zhgënjyer me humbjen tronditëse të Prishtinës kundër Flamurtarit, e cila i kushtoi skuadrës së tij edhe me humbjen e kreut në Superligë të hënën.
Flamurtari erdhi në “Fadil Vokrri” dhe e mposhti 2:0 Prishtinën, megjithëse luajti me 10 lojtarë për shumicën e ndeshjes, me Josën që e fajëson pikërisht momentin e kartonit të kuq për ndikimin te lojtarët e tij në këtë disfatë.
Ai beson se përjashtimi i Quansah me karton të kuq në minutën e 22-të, kur rezultati ishte i barabartë, ndikoi që lojtarët bardhekaltër të krijonin siguri e cila më vonë u kushtoi me humbje.
“Ne krijuam raste deri diku në 20 minutat e para, dhe patëm njëfarë epërsie në fushë ndaj kundërshtarit, por mendoj se kartoni i kuq krijoi siguri te lojtarët e mi”, tha Josa.
Për Prishtinën, disfata ndaj rivalit të qytetit Flamurtarit dhe humbja e kreun në ligë vjen vetëm tetë ditë pasi bardhekaltrit u eliminuan në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Loja e sotme e bën Josën të mendoj sesi të luajë në të ardhmen.
“Pësimi i golave me një lojtar më pak na bënë të mendojmë për të ardhmen dhe si te veprohet. Jam shume i dëshpëruar me humbjen në stadiumin tonë. Duhet të reagonim më mirë në pjesën e dytë e sidomos në të parën”, tha Josa.
Ai u vë faj lojtarëve për mënyrën sesi e zhvilluan këtë ndeshje, duke thënë se nuk luajtën si ekip por më shumë si individë.
“Mund të them që lojtarët nuk u morën shumë më zhvillimin e lojës, por me veprime individuale. Ne duhej ta fusnim në presion kundërshtarin dhe nuk e bëmë”, theksoi ai.
(Kosova Sot)