Ky është formacioni i Kosovës për ndeshjen me Bullgarinë
Media e ka kuptuar formacionin e Kosovës që do të nisë ndeshjen me Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Për Kosovën do të rikthehen Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu që munguan në miqësoren me Danimarkën për shkak të lëndimeve.
Takimi nis në orën 20:45 me këtë formacion të Kosovës:
Arijanet Muriq, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina, Milot Rashica, Arbër Zeneli, Vedat Muriqi.
Po ashtu mësohet se kapiten i Kosovës për këtë ndeshje do të jetë mesfushori Hekuran Kryeziu.
(Kosova Sot)