Kapiteni 13-vjeçari shembull për futbollistët seniorë
Kapiteni 13-vjeçar i ekipit të të rinjve të Galatasaray është lartësuar në rrjetet sociale për veprimin e tij të shkëlqyer prej një sportisti të vërtetë.
Beknaz Almazbekov e fitoi një penallti pasi u rrëzua në zonë në një ndeshje kundër Istanbulspor, dhe gjyqtari menjëherë tregoi në pikën e bardhë.
Por, siç tregojnë edhe pamjet e ngadalësuara, Almazbekov e kishte humbur drejtpeshimin dhe nuk ishte faulluar nga kundërshtari.
Prandaj, në momentin e gjuajtjes së penalltisë, kapiteni i Galatasaray vendosi ta gjuajë atë jashtë portës, duke e bërë portierin kundërshtar ta duartrokasë dhe shumë futbollistë të tjerë t’ia shtrëngojnë dorën.
(Kosova Sot)