Këtë nuk e keni ditur për Messin – trajneri zbulon sekretin e argjentinasit

  • 29 March 2019 - 17:00
Këtë nuk e keni ditur për Messin – trajneri zbulon sekretin e argjentinasit

Një fakt mund t’iu ketë ikur për Lionel Messin, por këtë e ka zbuluar së fundmi trajneri Ernesto Valverde.

Sipas trajnerit, kapiteni i Barcelonës, ka qenë në dhimbje qysh nga Krishtlindja. Valverde shpreson se argjentinasi do të rikthehet në kohë për ndeshjen e La Ligas këtë vikend.

Messi kishte luajtur për 90 minuta në ndeshjen ndaj Venezuelës, por ishte detyruar ta humbte ndeshjen me Marokun.

“Ne mendojmë se ai është në rregull, por ai ka vuajtur nga këto probleme për një kohë të gjatë” ka thënë Valverde.

“Ne po kujdeseshim për këtë qysh para Krishtlindjes. Jemi munduar ta zhdukim dhimbjen dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Tani ai ka disa ditë për të pushuar” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

Edhe përkundër këtyre zërave për lëndimin e tij, Messi ka qenë në gjendje që të shënoj 39 gola në 36 paraqitje këtë edicion.

(Kosova Sot)