Federata Ndërkombëtare e Xhudos e përshkruan në mënyrë speciale suksesin e Kosovës

  • 29 March 2019 - 17:27
Federata Ndërkombëtare e Xhudos e përshkruan në mënyrë speciale suksesin e Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka përgëzuar Nora Gjakovën për medaljen e artë të fituar në “Grand Prix” të Tbilisit në Gjeorgji

Nora Gjakova e ka arritur sot suksesin e radhës

Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë në Grand Prix të Tbilisit në Gjeorgji pasi i mposhti kundërshtaret një nga një.


“Nora Gjakova e siguroi një fitore taktike ndaj kampiones olimpike, Rafaela Silva. Medalje e Artë për Kosovën”, ka shkruar IJF në Facebook.Dhe, për suksesin e Norës ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) përmes grupit të vetë zyrtar në rrjetet sociale.

Në këtë eveniment po merr pjesë edhe xhudistja tjetër kosovare, Loriana Kuka, e cila do të garojë të dielën në kategorinë 78 kilogramë.

(Kosova Sot)