Trajneri i Werderit e çon në qiell Milot Rashicën

  • 04 April 2019 - 11:53
Trajneri i Werderit e çon në qiell Milot Rashicën

Futbollisti kosovar ka shkëlqyer në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë duke ia siguruar fitoren Werder Bremenit me Schalken, 2:0

Milot Rashica po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.

Futbollisti kosovar e ka marrë në dorë Werder Bremenin, të cilin e dërgoi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Vushtrriasi shënoi gol spektakolar në fitoren 2:0 ndaj Schalkes të mërkurën mbrëma.

Paraqitjen e fundit, por edhe ato paraprake të përfaqësuesit kosovar i ka përshëndetur trajneri Florian Kohfeldt, i cili ndihet i lumtur që e ka në dispozicion një lojtar me një formë aq të lartë si Rashica.

“Atë çfarë bëri Miloti sonte, mund ta bëjë përsëri. Ai e ka bërë një hap gjigant përpara. Ai ka më shumë besim në vetveten dhe mund t’i bëjë thjeshtë gjërat e tilla”, është shprehur trajneri i Werderit.

Ky ishte goli i pestë i Rashicës në katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, duke filluar nga dy golat që i kishte realizuar pikërisht ndaj Schalkes në Bundesliga, në fitoren 4:2.

Rashica është kombinuar në mënyrë brilante me kapitenin e Werderit, Max Kruse, të cilin e ftoi trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew.

Falë Rashicës me shokë, Bremeni është i pamposhtur në 12 ndeshje në vitin 2019 dhe ka shkuar në zonën për t’u kualifikuar në gara evropiane. 

(Kosova Sot)