Kean është i ri, ndoshta s’do të festojë përsëri ashtu siç bëri, Bonucci e ka keqkuptuar

  • 04 April 2019 - 22:28
Kean është i ri, ndoshta s’do të festojë përsëri ashtu siç bëri, Bonucci e ka keqkuptuar

Mancini i doli në mbrojtje talentit të Juventusit dhe Italisë, Moise Kean. Ai u përball të mërkurën me një valë të fortë thirrjesh raciste në Sardegna, në ndeshjen e “Zonjës së Vjetër” me Cagliarin.

Sulmuesi adoleshent i Juventusit, Moise Kean, u bë viktimë e racizmit nga tifozët e pranishëm në tribuna gjatë ndeshjes të së martës kundër Cagliarit, në kuadër të Serisë A.

19-vjeçari i mbajti krahët e ngritur pasi e shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Cagliarit.

A i bëri këtë për të reaguar ndaj thirrjeve raciste në drejtim të tij, mirëpo pas këtij veprimi u përball me abuzim edhe më të madh.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini.

“Sjellja e tifozëve kundër Kean ishte e papranueshme. Këto sjellje raciste duhet të stigmatizohen që të mos përsëriten më. Duhet të merret ndonjë masë apo qëndrim i fortë, e të mos shohim më gjëra të tilla”, tha Mancini.

Megjithatë, Mancini pati edhe kritika për lojtarin e ri, që mendon se i provokoi tifozët dhe beson se do të mësojë nga kjo në të ardhmen.

“Kean është ende një djalë i ri, ndoshta nuk do festojë përsëri ashtu siç bëri, por ndoshta është ndjerë shumë në stres”, shtoi Mancini.

(Kosova Sot)