Krasniqi mëson emrin e kundërshtarit, zbulohet edhe data e meçit

  • 05 April 2019 - 12:01
Krasniqi mëson emrin e kundërshtarit, zbulohet edhe data e meçit

Haxhi Krasniqi do të mundohet të mbrojë titullin e kampionit evropian më 11 maj në duel me boksierin gjerman, Stefan Hartel

Haxhi Krasniqi e ka mësuar emrin e kundërshtarit të radhës

Boksieri kosovar do të rikthehet në ring më 11 maj të këtij viti, në meçin e parë për vitin 2019.

Junikasi e mbylli vitin 2018 si kampion evropian dhe këtë vit do të mundohet ta mbrojë këtë titull dhe më pas ta synojë titullin e kampionit botëror, e cila është një ëndërr e tij e kamotshme.

Boksieri me nënshtetësi gjermane ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për meçin e radhës.

“Robin Krasniqi më 11 maj do të ndeshet me gjermanin Stefan Hartel, i cili si kundërshtar ishte i papararë për duelin e kaluar, por atëherë ishte tërhequr. Për Krasniqin është kjo mbrojtja e dytë e titullit të më të mirit të Evropës dhe dueli numër 55. Ky duel do të mbahet në ‘Stadthalle’ të qytetit gjerman, Magdeburg”, ka njoftuar grupi zyrtar i boksierit kosovar në Facebook.

Krasniqi i ka nisur përgatitjet intensive për këtë meç disa muaj më parë dhe është i gatshëm për ta mposhtur boksierin gjerman. 

(Kosova Sot)