Superliga e basketbollit në mesjavë me duele interesante
Superliga e basketbollit vjen në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 27-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt. Të mërkurën dhe të enjten priten ndeshje interesante.
Sezoni i Superligës së basketbollit të Kosovës po hyn në fazën finale.
Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 27-të, respektivisht të parafundit të sezonit të rregullt para fillimit të fazës së “Play-Offit”.
Të mërkurën do të zhvillohen tri ndeshje, kurse të enjten tri të tjera.
Superliga – Java e 27-të
E mërkurë
19:00 Rahoveci – Prishtina
19:00 Bashkimi – AFK Borea
E enjte
19:00 Golden Eagle Ylli – Lipjani
19:00 Ponte Prizreni – Trepça
(Kosova Sot)