Detaji i Messit te goli i Barçës që përshkruan madhështinë e tij

  • 10 April 2019 - 23:48
Detaji i Messit te goli i Barçës që përshkruan madhështinë e tij

Lionel Messi luajti rol kyç në golin që ia fitoi Barcelonës ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Unitedit të mërkurën në Old Trafford.

Superylli argjentinas e pranoi një top nga Sergio Busquets, por nuk e kontrolloi siç duhet dhe topi i iku paksa.

Ama kjo nuk e parandaloi atë ta ngrejë kokën lart teksa e harkoi topin. Pa shikuar mirë, Messi e gjeti Luis Suarezin, nga një pozitë që vështirë se ndonjë futbollist tjetër do të tentonte e aq më pak t’ia dinte.

Barcelona e fitoi këtë ndeshje 1:0 falë autogolit të Luke Shaw i cili përfundimisht shënoi në portën e vet duke e devijuar goditjen e Suarezit.

Kur të gjithë mbase prisnin Messin ta pasojë topin te Philippe Coutinho, 31-vjeçari edhe pse e kontrolloi keq topin, teksa e harkoi atë e çoi kokën lart për ta parë vendosjen e Suarezit.    

Suarezi e goditi topin dhe Shaw e devijoi atë në portë.

(Kosova Sot)